A mund t’i ushqejnë foshnjat me gji nënat e prekura nga koronavirusi? Ja përgjigjja

Lajme

A mundet qe nenat me COVID te ushqejne me gji foshnjat e tyre? Instituti i Shëndetit Publik u jep nenave te reja keshilla me vlere se si duhet te veprojne. 

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksohet se gratë që janë më Covid19 mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit.

Kjo, pasi, Studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.

Postimi plotë:

1-7 Gusht 2020

Java Botërore e Ushqyerjes me gji

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.

Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:

Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli

Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben

Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike një përdorimshe

Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura

Burimu;Frekuenca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *