Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh tek të tjerët

Opinione

Çdo mëngjes, një njeri shkonte tek një kiosk i vogël i gazetave, e përshëndeste ngrohtësisht shitësin, e paguante gazetën, e merrte dhe në fund largohej.
Gjatë gjithë atyre viteve, anjëherë të vetme shitësi i gazetave nuk ia kishte kthyer përshëndetjen.
Njerëzit përreth e shihnin këtë skenar të përsëritur, e megjithatë, as blerësi, e as shitësi, nuk e ndryshonin sjelljen e tyre.
Një ditë, një njëri nga kurreshtja, i afrohet blerëst dhe i thotë: ‘‘Çfarë është kjo punë kështu?! Ti vazhdon ta përshëndesësh, ndërkohë që ai asnjëherë nuk ta ka kthyer përshëndetjen!”
‘‘E çfarë ka këtu për t’u çuditur?” iu përgjigj blerësi
‘‘Si more çfarë ka për t’u çuditur?! Çdo ditë të kam parë duke e përshëndetur, ndërsa ai as që do t’ia dijë për këtë?!”, i thotë njeriu kurreshtar.
‘‘Po mirë, sipas teje, përse e bën këtë?”, i thotë blerësi.
‘‘Sepse është i paedukatë, ai nuk meriton ta përshëndesësh fare … ç’të të them tjetër…”, i kthen kurreshtari.
‘‘Sipas teje, ai qenka një i paedukatë!”, i thotë blerësi.
‘‘Pa pikë dyshimi”, ia kthen kurreshtari
‘‘Mirë, çfarë dëshiron ti prej meje, që të mësoj prej tij mungesën e edukatës, apo t’ia mësoj edukatën?

‘‘Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh tek të tjerët!” (Gandi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *