Çarshia e Shkupit- Perla ballkanike

Kulturë

Çarshia e Shkupit – Perla ballkanike e Shkupit tashmë tre dekada po përjeton lëndime dhe sulme nga të gjitha anët.

Kulmi i të gjithë të ligave që i bëhen është rrethimi i saj me ndërtimin e një “sheshi” dhe ndërtesat e shumta të egra përreth.

Ndërkaq në gjithë botën e qytetëruar trashëgimia kulturore ruhet si sytë e ballit.
Sipas agjencive turistike botërore, 37% e turistëve në botë shkojnë nëpër vende të ndryshme për t’i vizituar trashëgimitë kulturore.

Edhe Shkupi fatmirësisht ka trashëgimi kulturore të pasur dhe të vjetër të arkitekturës islame. Por, për shkak se në dekadat e fundit islamofobia është bërë modë, islamofobët maqedonas dhe ata shqipfolës me të gjitha forcat po mundohet ta shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Shkupit, duke ua marrë banorëve të Komunës Çair edhe rrëskun.

Nëse për pak kohë qytetarët e Çairit nuk marrin masa ta mbrojnë trashëgiminë kulturore nga hajnat dhe islamofobët maqedonas dhe shqipfolës, kjo pasuri e madhe do të shkatërrohet dhe kështu do të arrihet qëllimi i armiqve shekullorë të qytetarëve të Çairit.

Qytetarët e Çairit duhet t’i paraqesin keqpërdorimet e këtyre islamofobëve maqedonas dhe atyre shqipfolës edhe në organizatat botërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, posaçërisht në UNESCO, në institucionet përkatëse të BE-së dhe të Turqisë.

Filmi nga N-media MK

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *