Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tarik Jasareviç tha se delegacioni i OBSH-së në Wuhan të Kinës, po shqyrton 4 mundësi për transmetimin e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) tek njerëzit.
Jasareviç publiko detajet e punës së ekipit të shkencëtarëve dhe gjetjet e hulumtimit të tyre.
Ai tha se ekipi ka identifikuar 4 hipoteza të mundshme për infektimin e njerëzve me virus.
“E para është përhapja e drejtpërdrejtë zoonotike nga kafsha (p.sh. nga lakuriqi) tek njerëzit; e dyta, përmes specieve të kafshëve, dmth. Nga kafshët e rezervuarit zoonotik në një kafshë tjetër dhe nga këtu tek njerëzit; e treta është përmes zinxhirit ushqimor (për shembull, përmes mishit të ngrirë të kafshëve të egra që mund të mbajnë virusin në mjedisin e tyre natyror), dhe e 4-ta është si rezultat i një incidenti të lidhur me laboratorin”, bëri të ditur Jasareviç.
Ai shtoi se mundësia e dytë është probabiliteti më i lartë i transmetimit të virusit tek njerëzit dhe tha që studime të mëtejshme duhet të kryhen për këtë çështje.
Jasarevic tha se ekipi po punon në lidhje me gjetjet e deritanishme dhe se bashkëpunimi është duke vazhduar për të gjetur më shumë gjetje në të ardhmen.
Zëdhënësi njoftoi se raporti i plotë i ekipit do të shpalohet javën e ardhshme.trtshqip