Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë përmes një komunikate të shkruar, në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, do të rishikohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe dhe do të trajtohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit Turqi-Shqipëri.
Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.