Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtojnë 53 emigrantë të parregullt

Lajme

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 19 emigrantë të parregullt pranë brigjeve të rrethit Marmaris të Mugla dhe 34 të tjerë në afërsi të brigjeve të rrethit Bodrum.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare u dërguan në zonë pranë Marmarisit pasi u njoftuan se një barke i është prishur motori dhe kishte kërkuar ndihmë.

Ato arritën të marrin 19 emigrantë të parregullt nga barka në fjalë në bordin e anijes së Rojës Bregdetare.

Gjithashtu gjatë patrullimit në afërsi të brigjeve të Gumusluk të Bodrumit Ekipet e Rojës Bregdetare përcaktuan se në një gomone ndodhet një grup i emigrantëve të parregullt.

Ekipet morën 34 emigrantë të parregullt nga gomonia në bordin e anijes së Rojës Bregdetare dhe i nxorën në breg.trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *