Erdoğan: Emri i mrekullisë është Ayda

Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan postoi një mesazh për 4-vjeçaren, Ayda Gezgin e cila u shpëtua nga rrënojat e apartamentit Rıza Bey në rajonin Bayraklı 91 orë pas tërmetit në Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e postuar me fotografinë e vogëlushes Ayda nga llogaria e tij në Twitter, Erdoğan shkroi: “Emri i mrekullisë është Ayda…Falënderimet i takojnë Allahut i cili na dha shpresa të reja bashkë me sytë e t’u që buzëqeshin pas 91 orëve. Të kaluara bijë bukuroshe…”.

Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë ku si pasojë humbën jetën 105 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *