FIFA nis hetim për pagesën e transferimit të Sala-s

Uncategorized

FIFA ka nisur të mërkutën një hetim lidhur me pagesën e transferimit të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident ajror në janar të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mund të konfirmojmë se kemi pranuar një kërkesë (nga Nantes). Jemi duke e shqyrtuar çështjen prandaj në këtë fazë nuk mund të komentojmë më tepër”, tha zëdhënësi i FIFA-s, i cituar nga SkySports.

Klubi anglez nga Premier Liga, Cardiff City duhet të paguaj në llogarinë e francezëve të Nantes njërën nga tre këstet prej 15 milionë sterlina.

Cardiff City është dashur që këstin e parë ta kishte paguar më 20 shkurt, por ekipet ranë dakord ta vonojnë për një javë.

Sala (28) në mes të janarit nga Nantes kaloi në Cardiff City. Avioni privat i cili udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk nga radari më 21 janar ndërsa mbetjet e avionit në të cilin ndodhej futbollisti Sala u gjetën më 4 shkurt në fund të kanalit anglez La Manche.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *