Fundjava sjell xhiron e 24 të kampionatit turk në futboll

Uncategorized

Antalyaspor do të ketë përballë ekipin e MKE Ankaragucu, me çka të premten fillon xhiroja e 24 e kampionatit turk në futboll, Spor Toto Super Lig, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjet tjera, Beshiktashi do të luajë të shtunën kundër Istikbal Mobilya Kayserispor në terren mysafir ndërsa gjiganti tjetër nga Stambolli i cili këtë sezon po lufton për mbijetesë, Fenerbahçe do të pret Caykur Rizesporin.

Beshiktash aktualisht mban pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit me 40 pikë, 11 më pak se lideri Medipol Basaksehir.

Fenerbahçe, nga ana tjetër, po përballet me sezonin më të keq në historinë e klubit, aktualisht mban vendin e 14 me 25 pikë.

Kreu i tabelës i takon Medipol Basaksehirit i cili ka një avantazh prej gjashtë pikësh para Galatasarayit i cili ka 45 pikë.

Të dielën, Basaksehir do të luajë kundër Evkur Yeni Malatyaspor ndërsa Galatasaray do të përballet me B.B. Erzurumspor.

Dyshet:

E premte:

Antalyaspor – MKE Ankaragucu

E shtunë:

Bursaspor – Demir Grup Sivasspor

Istikbal Mobilya Kayserispor – Besiktas

Fenerbahce – Caykur Rizespor

E dielë:

Atiker Konyaspor – Goztepe

Evkur Yeni Malatyaspor – Medipol Basaksehir

Buyuksehir Belediye Erzurumspor – Galatasaray

E hënë:

Kasimpasa – Trabzonspor

Akhisarspor – Aytemiz Alanyaspor

Burimi:AA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *