Intervistë me shkrimtaren e dy librave Liber Emini

Intervista

Liber Emini një vajzë e re me plot entuziazëm për jetën. Liberty si një studente e sukseshme ajo kontriboi në shumë organizata rinore.

Balkanicus: Kush është Liber Emini?

Libert Emini: Liber Emini, është student në master në drejtimin civil pran Universitetit të Tetovës në Tetovë (në përfundim të sipërm, duke shkruar tezën e masterit), është nga Kumanova, ka kryer shkollën e mesme në gjimnazinne qytetit ” Sami Frashëri”. Si nxënës i asaj kohe ishte zgjedhur një ndër nxënësit e dalluar në suksese ekselten 5.00, për 4 vite rradhazi, dhe në fund u shpërblye me mirënjohje ekselence nga gjimnazi i qytetit. Pastaj edhe student në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup pranë UT u zgjodh një ndër studentët me suksese të lartë 10.00 për 3 vite studim, dhe u shpërblye me bursë ekselenti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV. Këtë traditë e vazhdoi edhe në Master, duke u zgjedhur prap si një ndër studentët (magjistrantët) me suksese të lart me mesatare 10.00 në Universitetin e Tetovës, në Tetovë, e cila u shpërblye me bursë po nga ky tempull.
Dhe tani më që fund u bë edhe shkrimtare e dy librave të saj: ” Nëse ne jo, KUSH, dhe nëse sot jo, KUR” si dhe libri i dytë ” Gjithëcka që di një burrë për një grua

Balkanicus: Si lindi ideja që ju të shkruani kush ishte inspirimi për ju?

Libert Emini:Nuk e kam paramenduar kurrë asnjëherë që unë dikur do të bëhem autore, bile as që e kam çuar ndërmend këtë gjë! Gjithëçka ishte spontane…tani mos ta quaj tërësisht rastësi, sepse jam marrur me shkrime të ndryshme, kam marrur pjesë nëpër shumë konkurse të vendit e ndërkombëtare ( e që her kam marrur çmim e her jo) por që të nxjerri libër, JO, se kam menduar. Inspirimi im nuk i përket një personi ose një ngjarje të caktuar, andaj edhe në librin e parë përfshihen tema të ndryshme, të nxjerrura nga realiteti i sotëm. Pra nuk kam pasur datë ose ditë se kur të filloj të shkuaj, por shkrimet e mia të ndryshme më bënë që ti vendos emër ( të bëjë libër),andaj dhe fillova e provova, ia dola! Më pëlqej ta sfidoj vetën në një far mënyre… Pra falemnderi Zotit së pari, pastaj familjes, e mandej gjithë rrethit tim (miqë e famljarë), e gjithë atyre të tjerëve që kanë mbështetur punën time, dhe e cila iu ka pëlqyer pamasë.

Balkanicus: Ju jeni autore e dy librave. Si arritët që për një periudh të botoni dy libra?

Libert Emini: Siç perceptova edhe më herët, kam pasur shkrime të mia, të grumbulluara, i mora i sistemova, shtova padyshim edhe shumë gjëra, ca të tjera i ndryshova, e ca të tjera i heqa fare, i filtrova në një far mēnyre. Por edhe kam punuar, dimrat ( stina e dimrit) zakonishtë janë inspirim për mua sa i përket botës akademike, madje edhe netë janë më të gjata, andaj shfrytëzohen gati për çdo gjë, për kafe, për miq e familjarë, po edhe për punë në heshtje. Pra prej dimrit 2018 isha duke shkruar herë-herë kur nuk më bënte presion koha. E në dimrin e kaluar pra 2019/20 ishin gati të dilnin, por rrethant e jashtëzakonshme të asaj kohe ( tërmeti në Shqipēri dhe pasojat që na i sjelli) u detyrova ta shtyej për këtë kohë, pra tani.

Balkanicus: Na flisni për librin Nëse Jo, Kush ?! Dhe Nëse Sot Jo, Kur?!.

Libert Emini: Libri ” Nëse ne jo, KUSH, dhe nëse sot jo, KUR”, është libër që prek tematika të ndryshme aktuale, pra në një far mënyre është libër i llojit kritik! Mos tê harroj ta percepoj se dy librat e mia kanë karakter filozofiko-social, bile ai i dyte krejtësishtë deep philosophy. Pra për ata njerëz që kanë pak të lexuar në filozofi, ndoshta me të parën do e kenë prob. ta kuptojnë, edhe pse jam munduar maximalishtë të jenë të qartë e të kuptueshëm.

Balkanicus: Ndërsa libri tjetër është një libër me një titull mjaft interesant Gjithçka që di një burrë për një grua, na tregoni më shum përse ky titull dhe çfar ju shtyri të shkruani këtë libër?

Libert Emini: Pytje 1.000000 dollarëshe…Sepse tipik ky libër mendoj unë ka bërë revolucion në tregun tonë, sepse asnjëherë më parë nuk është par një libër i tillë. Madje e di se për shumicën do të jetë diqka krejt absurde!
Madje disa edhe do ndoshta do të më quajn ” të çmendur” ( në shaka e them).
Unë një libër të llojit të tij e kam hasur në Zürich të Zvicrrës diku para 4/5 vite ose edhe mē gjatë nuk e di sakt, isha në shkoll të mesme atë kohë, pra kur isha në Zürich, dhe pash një italian shiste libra diku në një cep të rrugës, kisha dal për të shetitur pra kisha mjaftë kohë ti shfletoj gati të gjitha. Ishin disi si antike të vjetërsuara, dhe ma morri mendja se janë libra të vjetër e të rrallë që është vështir të gjinden diku tjeter, dhe u afrova…e fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk e di,më ra në sy një libër krejt i demtuar bile as komplet libri por vetëm disa ekzemplarë të tij. E morra ta shoh se bash ajo më interesonte… e hapa e shoh të zbraset komplet dhe ne fund vetëm një pikë të librit dhe mbyllet pra përfundon libri. Bile as edhe emri i autorit nuk ishte se ishte libër i dëmtuar, pra nuk kisha qasja ta lexoj emrin se ishte i fshirë i dëmtuar. Dhe e pyes ( edhe pse disi pata dëgjuar për një libēr tillë), ai më tha se jeta e një filozit ka qenë kështu. Madje në moment që ai ma tha këtë mua menjëher më shkoi ndërmend jete e Bukowskit, sepse ai ka cituar me shkrimet e tij, se një burrë kurrë nuk mundë ta kuptojë jetën e një gruaje, dhe gjithëherë nëse arrihn ta definojë, ajo do jetë një fletë e bardhē, pra blanco.
Dhe nga aty më ka shkuar ndëmend pse mos ta bëjë një libēr të tillë unë. Dhe e bëra… Bile unë kam dhënë sqarim aty nē fillim se si dhe çfarë zihet në ketë libēr, pra ua kam bërë të ditur pak a shumë, duke e pasur parasyshë vetëdijen tonë intelektuale. Kurse ai autori aty s’kishte dhënë fare… pra hap e mbyll, dhe fund.
Libri quhet ashtu pra se asnjëherë sipas Bukowskit s’mundet kurrë një burrë ta kuptoj natyrën e një gruaje, por as edhe një grua të një burri, pra e kundërta.
Për mos të zgjatem më shumë rreth këtij libri do e lë ta shihni vet, e ta vlerësoni vet se si e mendoni. Në një far mënyre iu kam lënë zbrastirën që ta vlerësoni vet natyrën e gruas, pra ta plotësoni pjesën e mbetur ( në shaka).

Balkanicus: Sa keni qenë të kënaqur nga mbeshtetja e njerëzve dhe a ju ka munguar dikush në eventin e promovimit, që keni dashur të jetë por sishte?

Libert Emini: Sa i pērket mbështetjes time , kam qenë e befasuar, ta them kështu sinqerisht. Sepse duke pasur parasysh kohën në të cilên dolën librat, pra pandemin, kohën e zgjedhjeve, pushimet verore ( që sa do pak njerëzit pushojnë nga bota akademike) si dhe rrethanat tjera, pavarësishtë ketyre kushteve njerëzit gjetën prap kohë për të më nderuar, rrespektuar dhe mbështetur punën time, e sidomos në promovim, që ftesa nuk ishte e hapur, por ishte vetëm për rrethin e afërt, personat e vecant, i falënderoj miqt nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari. Pra flm të gjithë, bile edhe ata që bënë një like të vetme në fb, sepse për të bë të duhet kohë ta lexosh postin, e ata humbën kohë për mua, pra unë e çmoj shumë kohën. Madje edhe një filozof ( nuk më kujtohet emri tani) thotë: ” Në do ti duash njerëzit jepju kohë, dhe jo dashuri, sepse pêmes kohës ne dimë ti duam njerëzit” . Kurse sa i përket mungesëe, atë ditë më mungoi nëna ime, e cila gjindeshte në Zvicërr, sepse unë pata anuluar më promovimin shkak pandemisë, dhe kjo atë ditë doli befas. Shumë shpejt u realizua. Pra atë ditë ishte vetëm babi dhe motra. Gati në çdo kësi festash akademike ( ceremoni bursash e ngjajshëm) më kanë munguar prindêrit, sepaku njëri bile nuk ishte, sepse ishin jashtë vendit. Ose isha unë jashtë vendit, ose lajmërimi vinte aty për aty pra skishin mundësin përshkak punës, pra megjithatë bashkë nuk ishim. Por megjithatë zbrastirën ma kani plotësuat ju, andaj sdi si te ju falënderoj.

Balkanicus: Mezashi juaj për lexuesit e portalit baklanicus?

Libert Emini: Mesazhi im për të gjithë të rinjët ” FOLLOW YOUR DREAMS” pra ndiqni ëndrrat e juaja. Kurse sa i përket portalit më të bukur balcanicus, iu them ndiqeni, sepse nuk sjell asgje të kot ky portal, madje as gënjeshtra, pra ndiqni të sinqertit dhe të drejtit.
Ju falemnderit!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *