Jep dorëheqje presidenti i Federatës Turke të Futbollit

Uncategorized

Yıldırım Demirören dha dorëheqje nga posti i presidentit të Bordit Drejtues të Federatës të Futbollit të Turqisë (TFF).

“Tërhiqem nga posti i presidentit të TFF-së”, ka thënë Demirören në një njoftim.

Demirören ishte në krye të TFF-së nga shkurti i vitit 2012. Pasuesi i tij do të zgjidhet në qershor të vitit 2019.

Zv/presidenti Hüsnü Güreli do të mbajë postin deri në zgjedhjen e presidentit të ri, ka thënë Nihat Özdemir Zv/presidenti tjetër i TFF-së pas dorëheqjes së Demirören.

Burimi:AA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *