Koronavirusi, numri i rasteve në botë po u afrohet 18 milionëve

Lajme

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (Covid-19) ka tejkaluar 683 mijët ndërsa rastet janë rreth 17 milionë e 778 mijë në të gjithë botën. Deri më tani, më shumë se 11.177.000 pacientë janë shëruar.

Brazil

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.212 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 52.383 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2 milionë e 666 mijë numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 92.568.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 542.304 raste dhe 22.997 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.844.051.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili aktualisht është vendi i dytë më i prekur në botë pas SHBA-së.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 688 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 46.688. Ndërkaq, me 8.458 raste të reja, është rritur në 424.637 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 278.618 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 62.437 raste të reja, duke e rritur në 1.701.307 numrin e rasteve, ndërsa me 764 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 36.511 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.094.374.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Në epiqendrën e pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) numri i viktimave është raportuar 156 mijë e 752, ndërsa numri i rasteve është 4 milionë e 706 mijë.

Britani

Në Britani, epiqendra e pandemisë në Evropë, numri i të vdekurve u rrit në 46 mijë e 119 dhe numri i rasteve në 303 mijë e 118.

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se lehtësimi i masave kufizuese që do të shpalleshin sot, më 1 gusht, është shtyrë për dy javë për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.

Itali

Nëntë vdekje të reja janë raportuar në Itali në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 35 mijë e 1141. U identifikuan gjithashtu 379 raste të reja. Numri i rasteve aktive në vend është 12 mijë e 422.

Spanjë

Në Spanjë, në shtatë ditët e fundit u regjistruan 12 vdekje të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28 mijë e 445. Në 24 orët e kaluara janë regjistruar edhe 1.525 raste të reja dhe numrin total i të infektuarve në vend ka arritur në 288 mijë e 522.

Portugali

Tetë (8) vdekje u regjistruan brenda një dite në Portugali, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 1.735. Kurse numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 51 mijë e 72 bashkë me 204 rastet e reja që janë diagnostikuar 24 orët e fundit.

Disa vende ku numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 është mbi 5.000:

Francë (30 mijë e 265), Peru (19 mijë e 217), Kolumbi (10 mijë e 105), Belgjikë (9 mijë e 841), Kili (9 mijë e 457), Gjermani (9 mijë e 224), Kanada (8 mijë e 935), Holandë (6 mijë e 147) dhe Suedi (5 mijë e 743).

Burimi:Trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *