Kosovë, 9 të vdekur dhe 546 raste të reja me COVID-19

Lajme

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 714 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 546 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 21.545.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 1.626 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 100.395 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 107 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 15.829.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 5.002.AA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *