Kovid-19 vazhdon të përhapet në vendet lindore

Opinione

Lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), i cili u shfaq në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, ka marrë më shumë se 16.500 jetë dhe ka infektuar afërsisht 382.000 njerëz.

Në Iran, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (Kovid-19) është rritur në 1.934; numri i rasteve të konfirmuara është 24.811. Është raportuar gjithashtu se ka humbur jetën Sejide Izet Hamushi, vjehrra e Maysem, djalit të udhëheqësit fetar iranian, Ali Khamenei. Bëhet e ditur se nga virusi ka humbur jetën edhe një fëmijë 6-vjeçar. Presidenti i vendit, Hasan Ruhani ka deklaruar zgjatjen deri në 3 prill të kufizimeve që zbatohen në mbarë vendin për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri. Mësohet se ka nisur të shënojë rënie numri i njerëzve që u drejtohen spitaleve dhe raporti i vdekjeve.

Abdulkerim Hysejinzade, Kryetari i Fraksionit për të Drejtën Qytetare në Parlamentin e Iranit, ka bërë thirrje për pezullimin me 1 muaj të të gjitha aktiviteteve në vend.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Irak është rritur në 24. Rrjeti pro-qeveritar “Coronavirus Crisis” ka zgjatur ndalimqarkullimin deri më 29 mars. Në gjitha institucionet zyrtare, me përjashtim të njësive të sigurisë dhe shëndetit, punonjësit janë në pushim të detyruar.

Në Korenë e Jugut, nga ku janë raportuar 111 vdekje, 8.961 persona janë diagnostikuar me virusin Kovid-19. Ndërkohë mësohet se një pacient 91-vjeçar është shëruar.

Për shkak të epidemisë Covid-19 edhe presidenti palestinez, Mahmud Abas ka nxjerrë një amnisti për të burgosurit që e kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg. Sipas të dhënave zyrtare në Palestinë, numri i rasteve të infektuara, së bashku me dy të diagnostikuarit në Gazë, është rritur në 59.

Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend u rrit në 1.656, nga të cilët 31 janë në gjendje të rëndë.

Në Moldavi numri i të infektuarve është 109, në Azerbajxhan 61, Kirgizi 16, Ukrainë 73, Armeni 194 dhe në Gjeorgji 61 persona.

Në Arabinë Saudite, ku nuk është raportuar vdekje nga koronavirusi, janë regjistruar 51 raste të reja duke e çuar në 562 numrin e përgjithshëm, nga të cilat 19 janë shëruar.

Numri i personave të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) në Tunizi është rritur me 14 të tjerë dhe ka shkuar në 89. Në Marok ka 143 të infektuar, në Oman 66, Kuvajt 189, Katar 501 dhe në Jordani 128.

Në Filipine, ku 33 persona kanë gjetur vdekjen nga koronavurisi i ri, 396 raste janë raportuar me virus. Një komision parlamentar ka miratuar një projektligj që e autorizon Presidentin Rodrigo Duterte të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në luftën kundër epidemisë.

 Indi numri i të vdekurve nga epidemia Covid-19 është rritur në 8 dhe në vend është shpallur ndalimqarkullimi deri në fund të marsit. India deri më tani ka konfirmuar 425 raste të virusit.

Qeveria e Malajzisë ka evakuuar 208 shtetasit e saj, që kishin mbetur të bllokuar në Indi dhe Spanjë.

Në Nepal, duke filluar nga dita e sotme, qytetarëve u është dhënë urdhër që të mos dalin nga shtëpia për 1 javë, në qoftë se nuk janë të detyruar.

Japonia ka ndaluar udhëtimet për në 18 vende evropiane dhe Iran.

Në kuadër të luftës me epideminë e koronavirusit në Tajlandë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla ligji i njeh qeverisë kompetenca të ndryshme si: shpalljen e ndalimqarkullimit, censurimi i mediave, shpërndarja e tubimeve dhe përdorimi edhe i ushtrisë, në rast se do të ketë nevojë.

Vdekja e parë nga lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19) është regjistruar edhe në shtetin e Afrikës së Jugut, Zimbabve.

Përndryshe, numri i rasteve të infektuara me Covid-19 në vendet afrikane deri më tani ka arritur në 1.436, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 46.

Burimi:trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *