Kryetari i pavarur i Hanit të Elezit mban të gjitha premtimet zgjedhore

Lajme

Kryetari i pavarur i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Sumi, ka mbajtur të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës së fundit zgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas platformës elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të publikuar nga Instituti GAP, Suma nga 16 premtimet e tij ka përmbushur 14 prej tyre, derisa ka filluar realizimin e dy të tjerave.

Suma u rizgjodh në krye të Hanit të Elezit për herë të tretë me radhë në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura gjatë vitit 2017.

Mandati i tij i parë kishte filluar në vitin 2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *