Lauren Luli-Ky haraç m’bledhës!

Opinione

Nga: Hoxhë Tasim Darsi

Në muajt që kaluam myftiu i Tiranës Lauren Luli, pa asnjë ftesë, apo informim paraprak shkon te Xhamia në Paskuqan. Shkuarja e myftiut në xhami është mëse normale, por mënyra se si shkon Laureni gjithmonë është problematike. Një incident të ngjashëm me këtë në vijim, myftiu i Tiranës ka kryer edhe kur shkoi para pak muajsh tek xhamia në Prezë. Ndalimin e kryerjes së namazit të xhumasë dhe shkarkim të imamit të Prezës pa asnjë arsye dhe për më tepër duke e shoqëruar me një sjellje arrogante me xhematin xhamise së Prezës, një sjellje sikur të ishte rrugaç dhe bandit dhe jo sjellje prej myftiu. Të njëjtën sjellje myftiu i Tiranës e bën edhe me xhematin e xhamisë në Paskuqan, para diç me shumë se një muaj, duke përsëritur metodën e tij tashmë të njohur shkon në Paskuqan jo si myfti, por si haraç mbledhës.

Myftiu, Lauren Luli, shkon te kjo xhami, pasi informohet nga një fedai i përgaditur tek “Bedri” (imami), besnik i organizatës terroriste Gylen, se jan mbledh një shumë te hollash për të blerë një tapet të ri për xhaminë. Megjithëse duke e ditur që destinacioni i parave te mbledhura ishte te blihej tapet per xhaminë, myftiu kërkon ti administroj ai, këto para, duke u ndryshuar destinacionin. Në këtë pikë ai has kundërshtimin e besimtarëvë të cilët kërkonin të çonin në vend amanetin e kontribuesve, pra blerjen e tapetit. Në vijim të kësaj, myftiu kërcënon besimtarët duke u thënë: “do ju lëmë mbi dhe, do ju hajnë Krimbat. Nuk do ju qefinosim, e do t’ju prangosim”.

Lauren Luli, ky mbeshtetës i organizatës terroriste Gylen, harron se Kalaja e Dodës s’ka heqë dorë nga feja as në kohën e Komunizmit, e do trembet nga ky kalamo, vegël e sektit terrorist Feto! Është e disata herë që Laureni sillet me arrogancë, duke përdorur postin për të kërcënuar besimtarët. Besimtarët Lumjan të Kalasë së Dodës e kanë besimin në zemër sa Mali i Korabit, o Lauren! Kërkoj nga Lauren Luli të heqë dorë nga bastisja e xhamiave, duke bërë presjon mbi xhematin, thjesht për të marrë lekët e arkës së xhamisë. Djemt Lumjan të “Kala e Dodës” kanë kontribuar për tapetin e xhamisë në Paskuqan e jo për terrorristat e Feto-s! Nëse organizata juaj terroriste është në krizë financiare dhe drejt falimentimit, hiqni dorë nga pushtimi Komunitetit Musliman të Shqiperisë, se besimtarët shqiptare nuk paguajne asnje lekë për ju dhe organizatën tuaj.

Z.Bujar Spahiu kur do marrë masa?!Apo pret kur Laureni të bëj ndonjë skandal akoma më të dëmshëm. Ska sjellje më të turpshme sesa myftiu të sillet me arrogancë dhe të kërcënoj besimtarët duke thënë: “S’më intereson kush e ka ndërtuar, kush e ka mirëmbajtur, kush paguan faturat e ujit, dritat ? Unë thjeshtë dua lekët e dhëna si kontribut tek xhamia !”

A mendon ky kalama sektar se pleqtë e asaj xhamie në Paskuqan tremben nga bijtë e Komunistave! Pse, djemtë në emigrim investojn që të tallet Laureni me djersën e tyre! Këta djem dijnë shumë gjuhë, për t’u marrë vesh me Laurenin, me Laurenin që përgjysmon pakot e bamirësisë !

Nuk e keni hallall prej xhematit, as ti imam që spiunon pleqtë tek Laureni, as ti nën-Myfti, biznesmen i ri dhe administrator karburantesh, që s’hap gojë dhe manipulon xhematin, as ti kryeimam i Tiranës, as ju hoxhallarë që thoni, “ujku që s’ha delen time rroftë 100 vjet

Mbajeni këshill prej meje. T’gjithë juve helaqe kanë me ju bo. Kanë me ju bo helaqe, duke thënë: “Neve na mbështet Amerika Neve na mbeshtet shteti! Ne kemi këtë e atë mbështetës” Keto janë përralla dhe mashtrime, sa për të trembur ata që kanë ndërtuar biznese dhe monopole jo transparente, si merimanga !

Stop! Kthjellu….. Nje dite të gjitha do dalin n’shesh. E atë ditë, do jesh vetëm..frekuenca.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *