Maqedoni e Veriut, 138 raste të reja dhe 7 të vdekur nga COVID-19

Lajme
Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 138 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10.891 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 7 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 493.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 103.938 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.621 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.698, përfshirë 144 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.700.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *