Mbi 1 milion e 860 mijë të vdekur nga Covid në të gjithë botën

Lajme

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë botën është një milion e 860 mijë e 600, numri i të infektuarve tejkalon 86 milionë e 110 mijë dhe numri i të shëruarve është 61 milionë e 60 mijë.

Epiqendra e pandemisë, ShBA: Deri tani ka shkuar në 362 mijë e 123 numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19). Kurse numri i të infektuarve në vend është rritur në 21 milionë e 353 mijë e 51 të infektuar.

Mbretëria e Bashkuar – Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 407 njerëz dhe janë regjistruar 58 mijë e 784 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë është 75 mijë e 431 dhe vendi ka 2 milionë e 713 mijë e 563 të infektuar. Varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi dhe kjo ka bërë që në vend të shpallet për të tretën herë karantina. Kryeministri Boris Johnson në një fjalim drejtuar kombit deklaroi se shkencëtarët besojnë se ky variant i virusit është 50-70 herë më infektues. Pritet që karantina të vazhdojë deri në mesin e shkurtit.

Francë – Për shkak të Covid-19 në 24 orët e fundit, 380 njerëz humbën jetën dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 65.415. Ndërkohë numri i të infektuarave me koronavirus është 2 milionë e 659 mijë e 750 të infektuar, pasi ditën e fundit janë regjistruar 4 mijë e 22 raste të reja. Ish-Ministri i Shëndetësisë, Xavier Bertrand kritikon Presidentin Emmanuel Macron për mungesën e transparencës dhe ritmin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit.

Itali – 75.680 është numri i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Itali, një nga vendet më të prekura nga pandemia. Virusi ka infektuar 2 milionë e 166 mijë e 244 vetë. Kurse numri i të vaksinuarve në Itali është mbi 150 mijë.

Meksikë – Vendi raporton 127 mijë e 757 të vdekur, 1 milion e 455 mijë e 219 të infektuar dhe qeveria ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës Covid-19, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me firmën AstraZeneca.

Për nga numri i madh i rasteve ShBA-na ndiqet nga India me 10.357.569 raste, Brazili me 7.754.560, Rusia 3.260.138, Britania me 2.713.563, Franca 2.659.750, Turqia me 2.255.607, Italia me 2.166.244, Spanja me 1.958.844, Gjermania me 1.796.216, Kolumbia 1.686.131, Argjentina 1.648.940, Meksika 1.455.219, Polonia me 1.322.947, Irani me 1.249.507, Afrika e Jugut me 1.113.349, Ukraina me 1.078.251 dhe Peruja me 1.019.475 raste.

– Mbi 61 milionë të shëruar nga Covid-19

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 61 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 61.074.495 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (12.736.512), Indi (9.975.958), Brazil (6.875.230) dhe Rusi (2.640.036) ndërsa më pas radhiten Argjentina (1.311.488) dhe Kolumbia (1.287.597).

Në Turqi, numri i të shëruarve deri me 4 janar ka arritur në 2.146.430.

Ndërkohë në mbarë botën janë 23.187.611 persona të cilët ende janë në trajtim.

– Në Itali vazhdon fushata e vaksinimit

Gjithsej 151.606 persona në Itali janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që kur filluan vaksinimet më 27 dhjetor, njoftuan zyrtarë nga kryeministria italiane.

Nga të vaksinuarit, 134.255 janë personel mjekësor, 8.771 persona të moshuar dhe 8.580 profesionistë të tjerë.

Nga kryeministria shtuan se Italia ka marrë 479.700 doza vaksinash që nga 27 dhjetori dhe ka përdorur 31,6 për qind prej tyre deri më tani.

Rajoni ku janë kryer shumica e vaksinimeve është Lazio, që përfshin kryeqytetin Romë.

Numri i përgjithshëm i vaksinimeve në Lazio është 28.134, ndërsa më pas vijnë rajonet Toskana dhe Veneto.

Në Lombardi, ku u regjistrua numri më i lartë i rasteve të vdekjes nga COVID-19 me gjithsej 25.344 viktima, janë vaksinuar vetëm 6.973 persona.

Fakti që Lombardia dhe rajone të tjera mbeten prapa në vaksinimin ka qenë një çështje debati në vend.

Italia pret të marrë edhe 470.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer/BioNTech.trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *