Mos e shkatërroni rininë tuaj me përtaci, por lexoni libra dhe arsimohuni!

Lajme

Sa njerëz sot lexojnë libra për të mësuar diçka?

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve (dhe në veçanti të rinjtë) e shkatërrojnë arsimimin dhe mundësitë e tyre.

Ata nuk lexojnë libra.

Librat që kushtojnë vetëm disa euro, në vete përmbajnë informacione dhe këshilla jetësore nga njerëzit që ishin para nesh.

Për keqardhje është se shumica mendojnë se nuk ka dobi nga leximi i atyre veprave!

Të rinjtë shkojnë në universitet dhe shumicën e kohës e kalojnë në zbavitje dhe gjetje të mënyrave të reja të kënaqësisë, duke i përfshirë veset e kohës sonë, duhani, alkooli etj.

Ndërsa në SHBA harxhimet mesatare për shkollim janë diku rreth 31.000 dollarë. A thua do ta harxhoni atë shumë parash vetëm se në përtaci dhe në zbavitje?!

Shfrytëzoni kohën dhe të hollat për të mësuar.

Dija zgjat gjithë jetën. Në rast se leksioni në universitet është mjaftueshëm i rëndësishëm, me siguri asnjëherë nuk do ta harroni.

Ju mësoni për veten. Mos mësoni vetëm për shkak se prindërit tuaj ju thënë që duhet ta kryeni universitetin. Mos mësoni sepse profesorët tuaj thanë që jeni të detyruar të veproni ashtu.

Arsimi nuk është shkollë. Shkolla është vetëm pjesë e arsimit. Shkolla i ka burimet e saja: trajnimet, lëndët, librat, mësuesit… Përdorni ato dhe ndihmoni veten gjatë mësimit. Gjeni trajnime të reja, libra, mentorë, ide etj. le të paraqes ajo një sfidë për ju!

Në rast se një lëndë në universitet nuk ju pëlqen, gjeni mënyrën e duhur ta ndërroni atë. Gjithmonë ekziston një mënyrë e ndryshme si ta përfitoni diturinë e mjaftueshme edhe për atë lëndë!

Arsimi nuk mbaron me diplomimin në universitet. Edukimi mu aty fillon.

Një ditë duhet t’i shpaguheni shoqërisë. Mu për këtë arsimi dhe mësimdhënia nuk janë të kufizuara vetëm për shkollë.

Zgjeroni pikëpamjet tuaja!

Autor: Nedim Botić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *