Në Mavrovë trashësia e borës ka arritur deri në 70 centimetra

Lajme

Nga mëngjesi, pjesa më të madhe të vendit u mbuluan nga vranësirat, veçanërisht në Manastir, Pollog dhe Maleshevia moti ishte i ftohtë.

Sot reshjet e para të borës filluan të bien nga pjesa e jugut përmes Prespës, dhe pastaj përmes Ohrit deri në Pellagoni. Deri në pasdite, reshje të borës kishte edhe në pjesën veriore dhe në pjesën lindore si në Berovë dhe Strumicë.

Në Mavrovë trashësia e borës ka arritur deri në 70 centimetra, ndërsa në Lazaropole ka 40 centimetra borë.

Sot gjatë orëve të natës reshjet e borës priten të ketë në pjesën lindore të vendit. Ndërsa deri në mëngjes, në pjesën veriperëndimore priten që të fryjë një erë e fortë./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *