OBSH: Koha e izolimit të përdoret për t’u hedhur në sulm kundër virusit

Lajme

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri thirrje vendeve që kanë marrë masa për izolimi (ndalimqarkullim) në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), që të përdorin mirë këtë kohë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri thirrje vendeve që kanë marrë masa për izolimi (ndalimqarkullim) në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), që të përdorin mirë këtë kohë për t’u “hedhur në sulm” kundër virusit.

Ghebreyesus, në konferencën për shtyp të realizuar me anë të videokonferencës në qendrën e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës, tha: “Edhe më parë kemi kapërcyer shumë pandemi dhe kriza. Edhe këtë do ta kapërcejmë. Pyetja është se çfarë çmimi do të paguajmë për këtë? Të kërkosh nga njerëzit që të rrinë në shtëpi dhe të parandalosh lëvizjen popullore bën gjithmonë që të fitohet, si dhe redukton presionin ndaj sistemit shëndetësor”.

Ndërkaq ai tha se vetëm masat e marra nuk mund të eliminojnë epideminë e COVID-19 dhe u bëri thirrje vendeve që kanë marrë këto masa, që këtë kohë të fituar nga izolimi ta përdorin për t’u “hedhur në sulm” kundër virusit.

“Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar përhapjen e virusit kështu që kur të hiqen kufizimet koronavirusi nuk shfaqet përsëri” tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus nënvizoi gjithashtu se përpara se të hapen përsëri shkollat dhe vendet e punës duhet të eliminohet plotësisht kërcënimi i virusit pasi në të kundërtën COVID-19 do të shpërthejë përsëri. Ai tha se përcaktimi i virusit, procesi i izolimit, bërja e testeve, kurimi dhe ndjekja e pacientëve janë “mënyra më e mirë dhe e shpejtë” edhe për të penguar virusin, edhe për ti dhënë fund masave agresive në luftën kundër koronavirusit me kufizimin dhe ekonomik dhe social.

burimi:trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *