Organizata terroriste Gylen në Shqipëri, në krizë të rëndë financiare

Opinione

Nga: Floriar Arapi

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka filluar së fundmi të përdorë forma të reja dhe agresive, për të mbledhur të ardhura. Para pak kohësh në një xhami në periferi të Tiranes, në Paskuqan, myftiun e Tiranës e përzunë nga xhamia, pasi tentoi të merrte paratë, që besimtaret i kishin mbledhur për tapetin e xhamisë dhe ti kalonte ato në një destinacion tjetër. Pasi besimtarët nuk ia dhanë paratë që kishin mbledhur për tapetin e xhamise, ai i kërcënoi se do ti çonte në polici, mirëpo pas kësaj gjendja u agravua më shumë dhe besimtarët e përzunë myftiun i cili u tregua i shkathët të largohet me shpejtësi, pasi cështja për pak sa nuk shkoi ne përballim fizik i cili mund të degjeronte në rrahjen e myftiut.

Një formë tjetër për të mbledhur para KMSH, filloi ta aplikoj dje në xhamitë e Tiranës, ku vendosi me detyrim që të gjjtha xhamitë të bënin thirje për një pagesë antarësimi prej 300 lekësh në vit. Një kërkesë tjetër e re për para e KMSH është edhe që të gjitha xhamitë të dorëzojnë në KMSH, paratë e mbledhura në arkat e xhamive. Në fakt deri tani, xhamitë i kanë administruar vetë paratë e mbledhura nga arkat dhe megjithatë, kanë kërkuar rregullisht kontribute shtesë, pasi paratë e mbledhura në arka, pothuajse asnjëherë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e xhamive.

Por pse ndodhin keto kërkesa me ngulm te parave, nga KMSH ? Dihet që KMSH është pjesë e organizates terroriste Gylen dhe duke qenë të tillë ata nuk kane aspak lidhje me xhematet e xhamive në Shqiperi. Megjithëse kanë rreth 15 vjet që kanë marrë kontrollin e KMSH, ato asnjëherë më parë nuk kanë kërkuar para në këtë formë, por në 2-3 vitet e fundit, kjo organizate gjendet në një krizë të rëndë financiare dhe është duke u perpjekur te mbledhë para nga të mundet për të finacuar veprimtaritë e saj, si dhe të punësuarit besnike të saj. Kriza finaciare e saj ndodh pasi burimet kryesore të të ardhurave të saj, të mbledhura nga bizneset e shkollave, donacionet, etj, si në Turqi ashtu edhe në shumë vende të tjera, pothuajse janë mbyllur pas grushtit të dështuar të shtetit. Të gjendur në këtë situatë ata po përpiqen te gjejnë çdo formë për të mbledhur para, prej të cilave janë edhe veprimet e fundit në KMSH.

Duke qenë se përfaqsuesit e KMSH, asnjeherë nuk kanë qenë pjesë e xhemateve në Tiranë, as nuk janë falur në xhami, përveç faljeve të xhumave, (pasi ata i kushtojnë më shumë rëndësi takimeve të tyre okulte dhe riteve të tyre të veçanta), as nuk i ka njohur njeri, sepse përgjithësisht ata janë fshatarë nga rrethe të ndryshme të vendit. Gjithashtu, duke qenë se xhematet janë të distancuar prej tyre për shkak të devijimeve të rënda fetare ne lidhje kultin e individit të Gylenit dhe veprimtarisë së tyre terroriste. Ata nuk gëzojnë as njohje dhe as besim tek besimtarët per t’iu kërkuar atyre kontribute financiare. Për të bërë lidhjen me xhematin ata përdorin kryesisht imamët, prej te cilëve, një pjesë duke i bërë ortakë në biznese te ndryshme dhe nje pjesë duke i shantazhuar me vendin e punës.

Në lajmërimin e tyre, KMSH thotë se kontributet duhen për të financuar veprimtaritë fetare, por a është kjo e vërtetë ? Gylenistët e kanë pushtuar Komunitetin Musliman prej rreth 15 vjetësh, por në të gjithë këto vite ata nuk janë shquar aspak për aktivitete dhe veprimtari fetare që burojnë prej tyre. Megjithëse deri para pak kohësh ata ishin në gjendje shumë të mirë financiare, ata nuk kane ndërtuar asnjë xhami me fondet e tyre në Shqipëri. Të gjitha xhamite janë ndërtuar, ose me fonde te financuara nga vendet arabe, ose nga vetë besimtaret.

Gjithashtu ata nuk kane bërë asnjë aktivitet fetar përveç disa mevludeve dhe disa konferencave të tolerances fetare, të cilat në thelb janë politike dhe aspak fetare. Ata i paguajnë imamët e xhamive me rroga kryesisht 5000 deri ne 25000 leke, (ku prej tyre vetem disa imamë paguhen, 25000 lekë), përveç imamëve që janë pjesë te organizatës së tyre te cilat marrin pagesa te mira për besnikërine ndaj Gylenit. Pra për cfarë i kërkojnë realisht paratë ! A tani, pas 15 vjetësh ne gjumë letargjik, do filloj KMSH dhe gylenistët të bëjnë aktivitete fetare dhe të ndërtojnë xhami ! Në të vërtetë KMSH dhe gylenët e saj, paratë i kërkojnë, për të mbajtur në këmbë pushtimin e KMSH nga Gyleni, por tani jo me paratë e Gylenit por me paratë e xhematit. Ata me paratë që duan të mbledhin nga besimtarët do të paguajnë, jo rrogat e imamëve dhe aktivitetet fetare, por do të paguajnë besnikët dhe besnikërine ndaj Gylenit, do të paguhen ata që tani marrin rroga të mira dhe nuk do tu ndërpritet për shkak të falimentimit të Gylenit. Ligjërisht ky veprim do të quhet financim i terrorizmit, kurse në raport me Zotin e tyre, besimtaret janë pergjegjes per ku e shpenzojnë pasurine, kështu që besimtaret, sadakanë, duhet tua japin për ta menaxhaur atyre imamëve dhe hoxhallarëve, te cilët janë të sinqertë, ose ta menaxhojne atë vetë, por asnjehere te ndihmojne të keqen me paratë e tyre.frekuenca.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *