Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Lajme

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: “Përse njerëzit ngrenë zërin kur janë të zemëruar?

Studentët filluan të mendojnë dhe njëri prej tyre tha: “Kur humbim qetësinë, atëherë ngremë zërin.”

Profesori tha: “Po, pse duhet të bërtasësh kur personi me të cilin debaton është afër teje,  ke mundësi t’i flasësh në mënyrën më të bukur?

Disa student tjerë dhanë  përgjigje të ndryshme , por asnjëri prej tyre nuk ishte bindës. Në fund profesori tha: “Kur dy persona zemërohen njëri me tjetrin, zemrat e tyre largohen dhe për ta afruar atë distancë duhet të bërtasin për të dëgjuar. Dhe kur zemërimi i tyre shtohet, është e nevojshme edhe ngritja e zërit për ta zbutur largësinë e madhe.

Por, çka ndodh nëse dy njerëz duhen?

Ata nuk bërtasin ndaj njëri tjetrit , por flasin butë, sepse zemrat e tyre janë shumë afër, largësia mes tyre është shumë e vogël, thuajse nuk ekziston fare.

Andaj, kur nuk pajtoheni me diçka , apo debatoni, mos lejoni që zemrat t’u largohen, mos flisni gjëra që mund t’ju largojnë nga njëri tjetri, sepse mund të vij momenti kur largësia mes jush aq shumë do të shtohet sa që,  nuk do të gjeni mënyrë për t’u afruar.”

Saff.ba

Përktheu: Arsim Dauti  – islampress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *