Rodgers braktisë Skocinë, merr drejtimin e Leicester City

Uncategorized

Gjiganti skocez thuhet se ka lejuar Rodgersin të fillojë negociata me udhëheqësinë e Leicesterit, pasi paraprakisht klubi anglez shkarkoi të dielën trajnerin Claude Puel.

Ish trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është afër rikthimit në futbollin anglez, pasi sipas raporteve të medias së atjeshme, është shumë afër largimit nga Celticu Skocez, për t’u ulur në stolin e Leicester City-t. Gjiganti skocez thuhet se ka lejuar Rodgersin të fillojë negociata me udhëheqësinë e Leicesterit, pasi paraprakisht klubi anglez shkarkoi të dielën trajnerin Claude Puel.

Francezi është shkarkuar nga shkaku i gjashtë ndeshjeve rresht pa fitore në Premier League, ndërsa paralelisht me këtë, Leicester u eliminua edhe nga gara për Kupën FA, dhe atë që në raundin e tretë nga Newport Niagara.

Trajneri veri-irlandez në Celtic erdhi në verën e vitit 2016 dhe që atëherë ka fituar të gjitha shtatë trofetë që mund të të fitohen. Celtic do të emërojë John Kennedyn për trajner të përkohshëm për ndeshjen e Premier Ligës të cilën nesër do ta luajë në terren mysafir te Hearts.

Burimi: (AA).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *