Şenol Güneş, trajneri i ri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë

Uncategorized

Bordi kryesues i Federatës Turke të Futbollit (TFF), ka arritur marrëveshje me Şenol Güneş, trajnerin e Beşiktaş-it, për trajner të Kombëtares Turke të Futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga TFF, thuhet se me Güneş është arritur marrëveshje katër vjeçare duke filluar prej 1 qershorit 2019.

Marrëveshja përfshin edhe Kampionatin Evropian të Futbollit 2020 dhe Kampionatin Botëror 2022.

Güneş, edhe gjatë viteve 2000 dhe 2004 ishte trajner i kombëtares turke, me të cilën arriti të fitoj vendin e tretë në Kampionatin Botëror të vitit 2002.

Ish-portieri turk përveç kombëtares ishte trajneri edhe i Trabzonspor dhe Bursaspor. Ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike ai e kreu si portieri i klubit Trabzonspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *