Seria A, Milan u rikthye në vendin e katërt

Uncategorized

Milani fitoi 3-0 me Cagliarin në “San Siro”, duke u rikthyer në vendin e katërt në Serinë A, pozicion që e humbi të enjten, pasi Lazio fitoi 1-0 me Empolin.

Kuqezinjtë zhbllokuan takimin që në minutën e 12, pasi një goditje e Susos u grushtua nga portieri, u përplas me mbrojtësin e Cagliari dhe përfundoi në rrjetë, transmeton TCH.

Më pas, Paqueta shfrytëzoi një krosim të Calabrias në shtyllën e dytë duke shënuar golin e dytë të kuqezinjve, i pari për brazilianin me fanellën e Milanin.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Piatek në minutën e 62-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *