SHBA – Biden shpallë gjendje të “fatkeqësisë së madhe” në Teksas

Lajme

Rreth 60 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të dëborës së madhe dhe ngricave që prekën shumë rajone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), veçanërisht Teksasin.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shpallur gjendje të “fatkeqësisë së madhe” në shtetin e Teksasit për shkak të të ftohtit të madh polar që ka prekur pjesë të brendshme, qendrore dhe jugore të vendit për gati një javë.

Biden “ka urdhëruar ndihmë federale për të mbështetur shtetin dhe përpjekjet lokale të shpëtimit, duke shpallur gjendje të fatkeqësisë së madhe për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit në zonat e prekura nga i ftohti i madh i dimrit”, raportoi kanali televiziv amerikan “CNN”.

Ndërkohë, rreth 80.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Teksas, ku po vazhdojnë punimet për të rikthyer atë, ndërsa rreth 14 milionë njerëz në rajon ende përballen me vështirësi për të gjetur ujë të pastër.

Burime lokale në Teksas thonë se kushtet e vështira të dimrit që kanë kapluar vendin gjatë javës së fundit kanë shkaktuar dëme 45 deri në 50 miliardë dollarë.trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *