Turqi, arrestohen 21 persona të dyshuar për lidhje me FETO-n

Lajme

Të dyshuarit akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacionin e koduar të mesazheve të smartfonëve të grupit terrorist dhe të qenit “imamë të fshehtë”, anëtarët e vjetër të FETO-s, duke komplotuar infiltrim në forcat e armatosura turke, thuhet më tej

Autoritetet turke kanë arrestuar 21 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet e sigurisë njoftuan se ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit për Kundër Kontrabandën dhe Krime të Organizuara kryen operacione paralele në shtatë provincat turke dhe arrestuan 19 të dyshuar.

Më tej thuhet se të dyshuarit akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacionin e koduar të mesazheve të smartfonëve të grupit terrorist dhe të qenit “imamë të fshehtë”, anëtarët e vjetër të FETO-s, duke komplotuar infiltrim në forcat e armatosura turke.

Në një operaion tjetër, dy persona, përfshirë një ish-gjykatës, të dyshuar për lidhje me FETO u arrestuan në provincën veriperëndimore Edirne kur ata po përpiqeshin të arratisen në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mundur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 mbetën të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.AA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *