Turqi, “Shkëmbinjtë që Lotojnë” tërheq të pasionuarit e natyrës në vjeshtë

Lajme

SİDAR CAN EREN

Një dukuri natyrore në Luginën Pülümür të qytetit Tunceli në lindje të Turqisë, e quajtur në mesin e popullatës si “Shkëmbinjtë që Lotojnë” për arsye se gjithmonë pikon ujë, me ardhjen e vjeshtës u shndërrua në një bukuri të rrallë.

Tunceli, një qytet që tërheq me pasuritë natyrore, historike dhe kulturore, është një ndër vendet më të vizituara në çdo stinë të vitit.

Qyteti i cili shtrihet në një lartësi mbidetare prej 940 metrash, për arsye se ndodhet në mesin e disa maleve pothuajse i ngjan një parajse të fshehur.

“Shkëmbinjtë që lotojnë” është një ndër pikat që pret shumë vizitorë me ardhjen e vjeshtës.

Kjo dukuri natyrore e quajtur kështu për shkak se gjithmonë pikon ujë, me zverdhjen e fletave të drunjve ofron një bukuri të veçantë.

Nga shkëmbinjtë rrjedh ujë nga shumë burime në lartësi prej rreth 20 metrash.

Për shkak të pamjes së saj natyrore çdo stinë shkëmbinjtë janë qendër e vëmendjes së turistëve vendas dhe të huaj.

Shkëmbinjtë gjithashtu u ofrojnë fotografëve momente të bukura.

Inan Çakmak një vizitor, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se Tunceli me ardhjen e vjeshtës është shndërruar në një vend shumëngjyrësh.

Ai tha se shpesh herë e viziton Luginën Pülümür. “Të pasionuarit e natyrës patjetër duhet ta shohin këtë. Këtu natyra po shkëlqen me ngjyrat e vjeshtës”, u shpreh ai.

Kryeplaku i fshatit Kirklar, Düzgün Turan nga ana tjetër tha se ky vend ka një rëndësi të madhe në aspektin turistik.

“Bukuria natyrore e këtij vendi tërheq ata që e shohin”, tha ai për AA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *