Turqia mundëson hyrjen në vend të pacientëve që vijnë për trajtim mjekësor

Lajme

Pacientët që vijnë për trajtim në Turqi së bashku me shoqëruesit e tyre, mund të hyjnë në vend nga porti detar Tasucu i Mersin-it dhe porti detar Karasu i Sakarya-s.

Për hyrjen e pacientëve që vijnë nga jashtë vendit me rrugë ajrore janë përfshirë edhe aeroportet “Adnan Menderes” i Izmirit dhe aeroporti i Adanasë.

Së bashku me këto aeroporte pacientët dhe të afërmit e tyre që do të vijnë nga jashtë vendit për trajtim mjekësor në Turqi do të mundë të hyjnë edhe nëpërmjet aeroportit të Stambollit, aeroporteve “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të Stambollit, “Eseboga” të Ankarasë dhe aeroportit të Antalies.

Ndërkaq për hyrje me rrugë tokësore të pacientëve ndërkombëtar do të përdoren vendkalimet kufitare “Kapikule”, “Sarp” dhe “Habur”. Trtshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *